Maqedoni
Reshje të dobëta të borës në disa qafa malore
11.12.2019 09:36
Reshje të dobëta të borës sot në mëngjes ka në qafat malore...

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon se reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Krushevë dhe Bukovë.
Në akset tjera rrugore në vend komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.
Jashtë mjediseve urbane, intensiteti i komunikacionit është mesatar, ndërsa vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
