Futboll

Liverpool kualifikohet pas 30 penalltishë

24.09.2014 16:01

Liverpooli është kualifikuar nëraundin e katërt të Capital One Cup duke eliminuar Middlesbroughun pas penaltive...

Liverpooli është kualifikuar nëraundin e katërt të Capital One Cup duke eliminuar Middlesbroughun pas penaltive, pasi rezultati pas 120 minutashmbeti i barabartë (2-2).
 
Jordan Rossiter shënoi për Liverpoolin në minutën e 10. Në pjesën e dytë Adam Reach barazoi për ekipin mysafir (63’).
 
Rezultati në fund të 90 minutëshit ishte 1-1, dhe loja shkoi në shtesë.
 
Në pjesën e dytë të vazhdimeve, Suso arriti ta shënojë golin që u mendua se e dërgoi Liverpoolin në fazën tjetër të Kupës së Ligës.
 
Mirëpo, në minutat shtesë të shtesës u akordua penalti në favor të mysafirëve dhe Patrick Bamford u tregua i saktë, për të bërë që penaltitë ta vendosnin fituesin.
 
Pas ekzekutimit të stërzgjatur të penaltive (nga 15-të), në raundin tjetër u kualifikua skuadra e Liverpoolit.