Botë
Përmbytje masive në Afrikën e Jugut, 700 shtëpi nën ujë në Pretoria
11.12.2019 09:53
Shira të dendur kanë goditur një pjesë të Afrikës së Jugut, duke zhytur nën ujë lagje të tëra dhe duke përmbytur minierat dhe stacionet e energjisë....

Të paktën 700 shtëpi janë përmbytur afër kryeqytetit, Pretoria. Nga përmbytja, pjesa më e madhe e vendit ka ngelur pa energji elektrike. Kompania shtetërore e energjisë elektrike paralajmëroi për shkurtime të mëtejshme të energjisë, duke sqaruar se shirat e dendur kishin ndikuar në operacionet e saj.
Ndërprerjet e energjisë elektrike ka bërë që të ndalohet prodhimi i arit dhe diamantit në disa nga minierat kryesore. Kriza e ka detyruar Presidentin, Cyril Ramaposa, të shkurtojë udhëtimin e tij në Egjipt.
