Botë
Bugenvili votoi për pavarësim nga Papua Guinea e Re
11.12.2019 10:33
Banorët e rajonit pacifist jugor Bugenvill në referendum votuan për pavarësim nga Papua Guineja e Re, njofton DPA...

Kryetari i Komisionit për referendum në Bugenvill, Berti Ahern, kumtoi se në 98 për qind të fletëvotimeve valide ishin prononcuar për pavarësi. Opsioni tjetër në fletëvotim ishte autonomi më e madhe prej Papua Guinesë së Re.
Referendumi historik është i padetyrueshëm, ndërsa për pavarësinë tani do të negociojnë liderët e Bungevillit dhe Papua Guinesë së Re. Fjalën e fundit do ta ketë parlamenti i Papua Guinesë së Re, ndërsa procesi i marrjes së pavarësisë mund të zgjasë me vite, vlerëson agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Referendumi është pjesë kryesore e marrëveshjes paqësore të vitit 2001, me të cilën përfundoi lufta civile, në të cilën jetën e humbën të paktën 15.000 persona.
Dhuna në Bungevill filloi nga fundi i vitit 1980-të, pas përplasjes për shkak të një miniere të madh të bakrit në qytetin Panguni.
Kjo minierë ishte burim i madh i fitimit për Papua Guinenë e Re, por shumica në Bungevill kanë vlerësuar se nuk kanë dobi prej kësaj dhe nënvizuan se prishet mënyra e tyre tradicionale për jetesë. Prej përplasjeve, është mbyllur miniera./mia
