Maqedoni

LSDM pyetje VMRO-DPMNE-së: Çfarë kanë financuar firmat e Kamçevit

11.12.2019 11:51

LSDM ka pyetur Kristian Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në se çka kanë financuar firmat e Kamçevit....

LSDM ka pyetur Kristian Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në se çka kanë financuar firmat e Kamçevit dhe nëse borxhi ka lidhje me reketin në vetë VMRO-DPMNE-në. 
 
“Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE me ditë heshtin rreth pyetjeve të parashtruara publike lidhur me fushatën e Gordana Siljanovskës për zgjedhjet presidenciale. Në vend të kumtesave të zymta nga Pallati i bardhë, VMRO-DPMNE dhe Mickoski duhet të dalin para opinionit dhe të përgjigjen: Çfarë kanë financuar firmat e Orce Kamçevit për VMRO-DPMNE-në? Vallë borxhi ka lidhje me reketin në vetë VMRO-DPMNE-në? Afera më e re në VMRO-DPMNE patjetër të pastrohet deri në fund nga institucionet kompetente, veçmas që ndërlidhen me firmat e Orce Kamçevit, i dyshuar në lëndë të PSP-së”,- thuhet në kumtesën e LSDM-së.