Maqedoni
Xhaferi: Ligji për përdorimin e gjuhëve mund të ndryshohet vetëm me shumicë të dyfishtë
11.12.2019 12:22
Ligji për përdorimin e gjuhëve mund të ndryshohet vetëm me shumicë të dyfishtë...

Ligji për përdorimin e gjuhëve mund të ndryshohet vetëm me shumicë të dyfishtë, për çka duhet pëlqim edhe i deputetëve shqiptarë, deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Sipas tij, asnjë deputet shqiptar i cilësdo qoftë parti nuk do të votonte për ndryshimin e ligjit, prandaj duhet krijuar kushtet që institucionet të implementojnë ligjin.
“Në aspektin esencial duhet pasur parasysh se ka grup ligjesh të cilat nuk varen vetëm si nga shumica e përgjithshme, por ka nevojë për shumicë të dyfishtë në të cilën grup të ligjeve është edhe ligji për përdorim të gjuhëve që nënkupton se përskaj shumicës së përgjithshme, duhet të ketë edhe shumicën e dyfishtë, gjegjësisht të parimit badenterit, të respektohet dhe mendoj që gjdonjë që mendon se do të hyn në procedurë të ndryshimit dhe plotësimit të ligjit, duhet të ketë parasysh se duhet të siguron votimin e dyfishtë, gjegjësisht mbështetjen e deputetëve jomaqedonas, shumicës së tyre, të cilën shumicë e bëjnë deputetët shqiptarë dhe unë besoj që deputetët shqiptar të cilit do qoftë subjekti politik, nuk besoj që kanë disponimin për të hyrë në një debat të tillë të përsëritur për çështjen që ka të bëjë me ligjin për përdorim të gjuhëve”, deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
