Botë

Erdogan: Evropa përballet me krizë të udhëheqësisë

11.12.2019 12:35

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se Evropa po përballet me “krizë serioze të udhëheqësisë”....

Duke folur para studentëve në Ankara ai ka renditur presidentin amerikan, Donald Trump dhe atë rus, Vladimir Putin në mesin e liderëve që admiron më së shumti.
 
“Pavarësisht se a e pëlqeni apo jo, Trump është një emër i rëndësishëm. Ai nuk ka agjendë të fshehur. Ai diskuton me mua hapur dhe unë flas me të shumë hapur”, ka thënë presidenti turk.
 
Ngjashëm Erdogan ka përshkruar edhe Putinin, duke thënë se as ai nuk ka “agjendë të fshehur”. Lideri i tretë i përmendur nga udhëheqësi turk, ka qenë sheiku i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, për të cilin Erdogan ka thënë se është “lider i ri dhe dinamik”, i cili mbështet shtetet e varfëra. Nga e kaluara, Erdogan ka përmendur Profetin Muhamed dhe themeluesin e Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk në mesin e personaliteteve frymëzuese për të.