Maqedoni

Dimtrov: Krijojmë kushtet për shoqëri demokratike

11.12.2019 14:20

Që nga fillimi i veprimtarisë së diplomacisë shtetërore e deri më sot...

Që nga fillimi i veprimtarisë së diplomacisë shtetërore e deri më sot, vendi është angazhuar në realizimin e interesave shoqërore, mes tyre edhe për  strategjinë aktuale të integrimit në NATO dhe BE, tha ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në konferencën e organizuar për nder të 50 vjetorit të  diplomacisë së shtetit.
 
“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian paraqet prioritet më të lartë në politikën tonë të jashtme. Qëllimi ynë i fundit është që nëpërmjet procesit integrues të krijojmë parakushte për shoqëri demokratike, të  pjekur dhe përgjegjëse sipas modeleve të dëshmuara të vendeve demokratike.”,- tha ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.
 
Jazbec: Diplomacia multietnike, vlerë shtesë për ju
 
Ambasadori slloven, Milan Jazbec, theksoi se RMV duhet të inkorporojë elementin multietnik dhe multigjuhësor në diplomacinë e jashtme, sepse kjo, sipas tij, paraqet vlerë speciale në BE. 
 
“Me anëtarësimin në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në,  Maqedonia e Veriut në njëfarë mënyre përfundon pjesën formale e të bërit pjesë e procesit eurointegrues,  në mënyrë që të fillojë të veprojë si e tillë. Jeni shtet multietnik dhe multigjuhësor. Siç pat thënë Papa pasi e vizitoi Maqedoninë e Veriut: “Karakteri multietnik dhe multigjuhësor i vendit tuaj  është thelbësore. Krenohuni me të”. Pra, është pjesa më e mirë që do ta përcillni në integrimin në BE.”,- tha ambasadori i Sllovenisë në RMV, Milan Jazbec.
 
Secili shtet përmes diplomacisë tregon identitetin e tij, vlerën kulturore dhe historike, tha ambasadori me përvojë, Viktor Gaber, i cili parashtroi rëndësinë e profesionalizimit të diplomatëve të rinj, me qëllim që në mënyrë dinjitoze t’i përfaqësojnë vlerat e shoqërisë së vendit në marrëdhëniet ndërkombëtare.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU