Botë

Veseli u kthye nga Haga, nuk u prononcua se në çfarë cilësie u intervistua

11.12.2019 14:31

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u kthye nga Haga...

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u kthye nga Haga, ku është intervistuar nga Gjykata Speciale.
 
Ai pas arritjes në Prishtinë, ku u prit nga një numër i madh i qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve, nuk tregoi në çfarë cilësie u intervistua, por ai u lut për sa më shume paqe dhe qetësi për popullin e Kosovës.
 
“Sa më shumë paqe dhe qetësi për popullin tonë! Zoti e mbrojt Kosovën! Lavdi e përjetshme për UÇK-në dhe popullin e saj! Gjithmonë krenar për jetë!”,- deklaroi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
 
Pas intervistimit në Hagë, Veseli tha se është shumë optimist për dëshminë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, ndërsa tha se gjenocidi serb në Kosovë ekziston edhe në dokumente dhe kjo gjë nuk duhet harruar kurrë.
 
GYLTENE SINANI