Botë
Mbyllet “Xhungla” në Bosnjë, rreth 800 migrantë transferohen në Sarajevë
11.12.2019 15:35
Autoritetet boshnjake mbyllën më në fund “Xhunglën”, kampin e refugjatëve pranë kufirit me Kroacinë....

Autoritetet boshnjake mbyllën më në fund “Xhunglën”, kampin e refugjatëve pranë kufirit me Kroacinë, ku qindra emigrant jetonin në kushte mizerabël. 770 persona janë transferuar drejt Sarajevës në bordin e 15 automjeteve”, deklaroi Ale Siljdediç, zëdhënës i policisë të Bihaç.
Kampi, i hapur në qershor pranë Bihacut, në veriperëndim të Bosnjës, mbi një ish-vend ku hidheshin mbeturinat , pranë një terreni të minuar gjatë luftës së viteve 1990, kishte mungesë të theksuar të infrastrukturës më themelore. Migrantët jetonin aty në tenda pa ujë dhe energji elektrike. Kampi ishte kritikuar veçanërisht nga Brukseli që financon funksionimin e disa qendrave të migrantëve, që në Bosnje menaxhohen nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion.
