Ekonomi

Investimet vendore, 5 mln euro investim në Shkup, 70 vende të reja pune

11.12.2019 15:49

Një investim i ri prej 5 milion eurosh, kapital vendor në komunën e Gazi Babës...

Një investim i ri prej 5 milion eurosh, kapital vendor në komunën e Gazi Babës, tregon se lehtësimi i proceduarve burokratike sigurisht që rezulton me më shumë investime, automatikisht edhe me më shumë vende të reja pune.
 
Sipas ministrit Bekteshi, ekzekutivi po dëshmon me punë se përkujdeset për investitorët vendas duke krijuar kushte dhe inkurajuar që të investojnë në vend.
 
“Në RMV krijohen kushte të favorshme për të gjithë investitorët, duke shkurtuar burokracinë, por njëkohësisht duke krijuar edhe një ambient më të mirë, më të qëndrueshëm për të gjithë investitorët potencialë jo vetëm për të tërhequr investime të reja, por njëkohësisht edhe investitorët vendas të mund të rrisin kapacitet e tyre.”,- u shpreh ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
“Për dy vite jemi bërë mjaft tërheqës për investime të reja. Investimi i vlefshëm prej 5 milionë eurosh do të mundësojë punësimin e 70 personave.”,- theksoi kryetari i komunës së Gazi Babës, Boris Gerogievski.
 
“Kjo pikë shumë shpejt do të bëhet simbol i njohur në të gjithë qytetin e Shkupit. Derivate, shërbime, autolarje, minimarket, brend botëror të njohur për ushqime, të gjitha në një vend.”,- tha investitori, Janis Geroulanos. 
 
ZEKIRJA MEXHITI