Kualifikohen Barcelona dhe Borussia Dortmund
Barcelona ka mposhtur 2 me 1 Interin në Itali për t’ia shuar ëndrrën për kalim të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve....

Barcelona ka mposhtur 2 me 1 Interin në Itali për t’ia shuar ëndrrën për kalim të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse me ekip pa yjet kryesore, Barcelona fitoi falë golave të Karles Perezit e Ansu Fatit. Tek Interi shënoi Romelu Lukaku.
Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Dortmundi ka mposhtur Slavia Pragën po ashtu 2 me 1 për të siguruar pozitën e dytë që çon tutje në “Champions”. Jadon Sanco e Brand realizuan golat për gjermanët, ndërsa te çekët shënoi Soucek.
Me 14 pikë në tabelë, Barça vazhdon tutje si e para e Grupit F. Në fazën e eliminimit direkt, Dortmundi kalon pas dhjetë pikëve të tubuara, ndërsa Interi me 7 pikë të tubuara duhet të kënaqet me paraqitjen në Ligën e Evropës. Slavia Praga eliminohet nga garat e Evropës.
Valencia dhe Chelsea kanë zënë dy pozitat e para të Grupit H duke kaluar fazën e grupeve për të arritur fazën e eliminimit direkt.
Valencia mposhti Ajaxin në xhiron e fundit 1 me 0 si mysafire për ta eliminuar nga gara ku sezonin e shkuar ishte gjysmëfinalist. Rodrigo shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
Në takimin tjetër të grupit, Chelsea mposhti skuadren e Lill 2 me 1 për të vazhduar tutje. Golat u realizuan nga Abrahami dhe Aspilikueta. Te francezët shënoi Remi.
Valencia e Chelsea kalojnë grupin me nga 11 pikë të tubuara. Ajaxi si i treti mbyll grupin me dhjetë pikë dhe do të vazhdojë në Ligën e Evropës. Lille eliminohet nga garat evropiane me vetëm një pikë të tubuar.