Maqedoni

Anëtarësimi në NATO, Pendarovski: Përforcon kohezionin e brendshëm

11.12.2019 16:20

Presidenti, Stevo Pendarovski, vlerëson se anëtarësimi në NATO...

Presidenti, Stevo Pendarovski, vlerëson se anëtarësimi në NATO do të thotë e ardhme e sigurt, sidomos për rininë. Ai u shpjegoi studentëve përfitimet pas anëtarësimit tonë në Aleancë që nuk janë vetëm të aspektit të sigurisë, por që padyshim do të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e investuesve, pra në rritjen ekonomike. 
 
“Të gjitha bashkësitë etnike e mbështesin anëtarësimin në NATO. Këtë e thonë edhe anketat e fundit, të cilat realizohen për mbështetjen e anëtarësimit tonë, të cilat janë mbi 70 për qind. Nëse i zhvilloni anketat nëpër bashkësitë etnike, ato tregojnë se shumica prej tyre e mbështesin anëtarësimin në Aleancë. Kur e përkthejmë këtë, nënkupton se NATO është faktor i stabilitetit dhe e përforcon kohezionin e brendshëm.”,- deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski.
 
Anëtarësimi në NATO, Galloway: Mundësi shtesë për studentët
 
Ambasadorja britanike, Rachel Galloway, krahas përfitimeve të sigurisë, potencoi edhe mundësinë që hap posaçërisht për studentët.
 
“Ekzistojnë shumë bursa të cilat i ofron Organizata Veriatlantike. Kemi program në NATO për shkencë, për paqe dhe siguri, e cila ofron financim për hulumtim shumëvjeçar dhe zhvillim të projekteve të lidhura me sigurinë e qëllimeve strategjike të NATO-s.”,- tha ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rachel Galloway.
 
Debati me temë “Rini e sigurt, ardhmëri më e sigurt”, në kuadër të NATO – karvanit, është pjesë e aktiviteteve të projektit të Info qendrës për integrime euroatlantike.
 
GAZMEND REXHEPI