Miami triumfon pas kohës shtesë, Denver humbet terren me kryesuesit

11.12.2019 16:39

Katër ndeshje të luajtura sot në NBA....

Katër ndeshje të luajtura sot në NBA. Miami triumfoi 135-121 pas kohës shtesë ndaj Atlanta, ndeshje spektakolare. 3 lojtarë të Miami realizuan mbi 30 pikë: Nunn 36, Robinson 34 dhe Adebayo 30. Një trio që bëri diferencën në fushë, sidomos në kohën shtesë.

Fiton edhe Philadelphia, 97-92 ndaj Denver, që pësoi humbjen e tetë sezonale dhe i largohet kreut në Perëndim. Joel Embiid me 22 pikë e 10 rebound ishte shënuesi më i mirë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Barton për miqtë.

Skuadra e Portland mundi 115-85 New York, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku Lillard me 31 pikë, ishte më i miri në fushë. Ndërsa Charlotte, falë 29 pikëve të Graham, mposhti 114-107 Washington.