Maqedoni

Rekomandimet e Venecias, Deskoska: Kërkojmë mënyrën e implementimit

11.12.2019 16:48

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska, thotë se po kërkohen mënyra se si të implementohen në gjyqësi...

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska, thotë se po kërkohen mënyra se si të implementohen në gjyqësi rekomandimet e Komisionit të Venecias rreth Ligjit të Gjuhëve.
 
Sqaron megjithatë se rekomandimet janë për bartësit e funksioneve të pushtetit gjyqësor e jo për qytetarët të cilët kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre amtare. Thotë se ka  mospërputhje mes Ligjit të Gjuhëve dhe ligjeve për procedura gjyqësore, e në këtë pjesë do të respektohet rekomandimet e Komisionit meqë  bëhet fjalë për ligje që miratohen me dy të tretat e votave.
 
“Në pjesën e procedurave penale dhe civile, pa marrë parasysh se ekziston Ligji për Gjuhët, në ligjet amë që kanë të bëjnë me procedurën penale dhe civile, nuk kemi ndryshime që do të nënkuptonin përdorimin e gjuhës ashtu siç është e paraparë në Ligjin e Gjuhëve. Këto janë ligje që miratohen me dy të tretat e votave dhe dispozitat e tyre që rregullojnë një mënyrë ë përdorimit të gjuhëve të suspendohen nga Ligji që miratohet me shumicë të thjesht, siç është Ligji i Gjuhëve.”,- deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.
 
Vetingu në gjyqësor, Deskoska: Pas zgjedhjeve, nuk kemi dy të tretat
 
Dy të tretat e votave në Kuvend janë të nevojshme edhe për zbatimin e vetingut  e është e qartë se të njëjtat nuk mund të sigurohen para zgjedhjeve, thotë Deskoska. Sipas saj, nuk është mirë që gjërat të bëhen me nxitim e duhen shqyrtuar të gjitha opsionet. 
 
“Patjetër duhet të jemi të vetëdijshëm se për t’u zbatuar procesi i vetingut janë të nevojshme dy të tretat e votave, e  ajo shumicë,  ky  debat nuk mund të zhvillohet para zgjedhjeve. Ky është realiteti. Asnjë proces nuk duhet të jetë i përshpejtuar. Vlerësojnë që nuk duhet insistuar në zgjidhje të caktuara me qëllim që të lirohen të akuzuar të caktuar ndaj të cilave PSP ka hapur procedura. Shpresoj të mos jetë kjo arsyeja e fshehur e disa pohimeve që po dëgjojmë.”,- u shpreh ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.
 
Kolevski: Vetingu të mos shkel Kushtetutën dhe ligjet
 
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Aco Kolevski, përkujton ndërkohë se autonomia e Prokurorisë Publike është e garantuar me Kushtetutë. Sipas tij, në këtë proces ndërkombëtarët mund të inkuadrohen vetëm si këshilltarë.
 
“Prokuroria Publike është organ autonom shtetëror dhe si i tillë ka autonominë e caktuar. Kjo do të thotë se organe dhe institucione tjera nuk guxojnë të ndërhyjnë në punën e saj. Duhet pasur kujdes të mos shkelet kushtetuta dhe ligjet.”,- u shpreh kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Aco Kolevski.
 
Në tryezën rreth implementimit të Strategjisë për reforma në gjyqësor, të organizuar nga Instituti për Politikë Evropiane, u theksua nevoja më e madhe e transparencës me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI