Maqedoni
KSL: Paga minimale të përputhet me pagat e sektorit publik
11.12.2019 17:00
Konfederata e Sindikatave të Lira kërkon që patjetër rritja e pagës minimale të jetë në përputhje me pagat në sektorin publik....

Kjo vjen si kërkesë urgjente, pasi që në këtë sektor tanimë ka situata ku është ulur dallimi në pagat e të punësuarve në pozita të ndryshme, ndërsa me këtë thyhen rëndë marrëveshjet kolektive dhe i shkaktohen dëme shumë të mëdha të punësuarve në sektorin publik, theksoi Bllagoja Rallpovski - kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira. Ndërsa nga SAShK-u thonë se në veprimtarinë e mbrojtjes dhe arsimimit të fëmijëve ka raste kur të punësuarit të cilët kanë pikë të ndryshme të marrin paga të njëjta dhe kjo nuk është e drejtë.
“Në Ligjin për paga minimale, neni 8, qëndron që marrëveshjet kolektive aktuale do të jenë në përputhshmëri me këtë ligj më së voni në afat prej 6 muajve prej hyrjes në fuqi të ligjit.”,- nënvizoi në këtë temë kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
LEUNORA KALIQI
