Ligji për Mbrojtje para deputetëve, e pasigurt shumica prej dy të tretave
Propozim-Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Mbrojtje....

Propozim-Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Mbrojtje ndodhet në seancë plenare dhe për miratimin e tij nevojitet shumicë prej dy të tretave.
Shumica parlamentare pret që deputetët e të gjitha partive politike të dëshmojnë se janë për anëtarësimin në NATO dhe se e mbështesin ligjin. Është e papërgjegjshme, thonë, në hapin e fundit para NATO-s të zhvillohet politikë partiake.
“Ligji për mbrojtje është hapi i fundit në përshtatjen e të legjislacionit me standardet e NATO-s. Prandaj i ftoj të gjithë deputetët dhe në veçanti ata të VMRO-DPMNE-së që ta mbështesin këtë ligj. Kjo është mundësi që VMRO-DPMNE në vepër të dëshmojë se vërtet është për anëtarësimin e RMV-së në NATO. NATO është qëllim strategjik për më shumë se 25 vite prandaj nuk duhet të lejojmë që detyrën tonë të shtëpisë të mbetet e pambaruar për shkak të kalkulimeve individuale dhe partiake.”,- tha Kostadin Kostadinovski nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Shumë ligje miratohen me procedurë të shkurtër
Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar pushtetin se ka nisur një numër të madh të ligjeve me procedurë të shkurtër.
“Atë që LSDM po e bën në këtë periudhë është radhitja e shumë ligjeve në rend dite. Sot kemi mbi 63 ligje në seancë dhe ajo që shqetëson është cilësia e vetë ligjeve duke pasur parasysh se shpejtësia me të cilën dorëzohen nuk është në nivel të kënaqshëm. Transparenca në të cilën thirret LSDM dhe ajo që jep statistika në kuvend tregon se nga numri i përgjithshëm i ligjeve të miratuara në kuvend në periudhën që kur LSDM është në pushtet 55% të ligjeve janë miratuar me procedurë të shkurtër ndërsa në periudhën e VMRO-DPME-së 25%.”,- u shpreh Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
Deputetët në kuadër të seancës së 123 në rend dite ka disa ratifikime dhe ligje në lexim të parë dhe të dytë, si dhe ligje me procedurë të shkurtuar. (Naim Ramadani, TVM2)
