Liga e Kampionëve, sonte luhen takimet e fundit në grupe
Derbi i natës së mbremshme në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve....

Derbi i natës së mbremshme në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, u zhvillua mes Interit dhe Barcelonën, i cili takim përfundoi me rezultat 1-2.
Milanisët patën dominim më të madh të topit, por fati nuk ishte sonte në anën e tyre dhe nuk arritën që të zënë një vend në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe tani garat i vazhdojnë në Ligën e Evropës.
Dështimin e Interit e shfrytëzoi shumë mirë Borussia Dortmund, pasi e mposhti Slavia Prague, me rezultat 2-1, duke siguruar kualifikimin në garat e më tejme në Ligën e kampionëve.
Barcelona është lider i Grupit F me 14 pikë, i ndjekur nga Dortmundi me 10 pikë.
Kualifikimin e kanë siguruar edhe RasenBallsport Leipzig dhe Lyon në Grupin G, ndërsa nga Grupi H janë kualifikuar Valencia dhe Chelsea që kanë pikë të barabarta.