Maqedoni

Sh. F. “Hasan Prishtina”, vetëm 1 defektologe, mungon pjesa tjetër e ekipit

11.12.2019 18:15

Në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” ka 13 fëmijë me nevoja të veçanta...

Në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” ka 13 fëmijë me nevoja të veçanta, por vetëm një difektologe që përkujdeset për mbarëvajtjen në shkollë të këtyre fëmijëve. Drejtoria e Shkollës pret formimin e ekipit të plotë që do përkujdeset për këtë kategori nxënësish që duhen përfshirë njësoj në procesin mësimor.
 
“Në shkollën tonë kemi vetëm defektologun por shpresojmë se më tutje do të formojnë gjithë ekipin, ashtu siç duhet për nevoja e nxënësve tanë.”,- tha drejtoresha e Sh. F. “Hasan Prishtina”, Luljeta Qerimi.
 
“Kur kemi parasysh konceptin  e ri,  me Ligjin e ri për Arsim Fillor,   me theks të veçantë të arsimit inkluziv të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, ky angazhim në përforcimin e kapaciteteve kuadrovike të shkollave, veçanërisht të përforcimit të kapaciteteve profesionale , do të vazhdojë edhe më tej.”,- theksoi ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
 
Fëmijët me nevoja të veçanta, klasë senzorike në Sh. F. “Hasan Prishtina”
 
Teksa pret ekipimin e profesionistëve për nxënësit e veçantë, Sh. F. “Hasan Prishtina” lëshoi në përdorim klasën senzorike për fëmijët me nevoja të posaçme. 
 
“Do t’u jepet mundësia nxënësve që t’u kushtohet më tepër përveç kohës, por edhe klasa e cila është e pajisur me të gjitha rikuizitat për nevojat e tyre.”,- u shpreh drejtoresha e SH. F. “Hasan Prishtina”, Luljeta Qerimi.
 
Gjysmat e shkollave në Shkup nuk mundësojnë kushte dhe kuadër për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të posaçme në procesin e rregullt mësimor, tregojnë të dhënat e fundit të Avokatit të Popullit. Hapja e klasave të tilla është tregues inkurajues se gjërat megjithatë kanë filluar të lëvizin.
 
REJHANE BUSHI METAJ