Integrimi i Ballkanit perëndimor, “non paper” i ri nga disa anëtarë të BE-së
Austria, Italia, Sllovenia dhe vendet e Grupit të Vishegradit kanë dorëzuar në Bruksel një non-paper të ri...

Austria, Italia, Sllovenia dhe vendet e Grupit të Vishegradit kanë dorëzuar në Bruksel një non-paper të ri, që sipas tyre do të përmirësonte procesin dhe integrimin e qëndrueshëm dhe të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor.
“Propozimi i ri parashikon kushte të rrepta dhe të drejta, respektivisht anëtarësimin e plotë si qëllim përfundimtar dhe vetëm mbi bazë të rezultateve të arritura. 5 janë objektivat themelore, qëllimi përfundimtar duhet të jetë anëtarësimi i plotë, duhet përqendrimin në fushat themelore, një proces pranimi i bazuar në rezultatet e arritura, kushte të rrepta dhe të drejta, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të jenë në përputhje me kornizat e negociatave para-ekzistuese. Reforma e brendshme e BE-së nuk mund të jetë parakusht për zgjerim. Dera jonë mbetet e hapur”,- thuhet në dokumentin e dorëzuar në Bruksel.
