Eliminimi nga LK Interit i ka kushtuar 12.2 mln euro humbje

11.12.2019 20:50

Mosarritja e Interit për t’u kualifikuar në raundin e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve....

Mosarritja e Interit për t’u kualifikuar në raundin e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve do t’i kushtojë klubit “zikaltër” me 12.2 milionë euro, pavarësisht se thyen rekordet e të ardhurave të tubuara nga shitja e biletave.

“Calcio e Finanza” raporton se dështimi i Interit për t’u kualifikuar në raundin e ardhshëm do t’i kushtojë klubit italian me 12.2 milion € të vlerësuara. Kjo shifër merr parasysh të ardhurat nga të drejtat televizive dhe shpërblimet e UEFA-s.

Interi deri më tani ka fituar 40.7 milion euro nga garat në Ligën e Kampionëve, por ata mund të fitojnë një shumë shtesë, me një minimum prej 3.4 milion deri në 5.4 milion euro në varësi të asaj se sa gjatë mbesin në garë Juventusi, Napoli dhe Atalanta.

Uebfaqja financiare raporton se do të duhej që Interi të fitonte trofeun e Liga EUROPA dhe të luante në Superkupën EUropiane për të rikuperuar paratë e humbura nga eliminimi i mbrëmshëm.

Ndërkohë ndeshjen e mbrëmshme të “neroaxurrëve” ndaj gjigandit spanjoll, Barcelonës, në “Xhuzepe Meaca” e ndoqën gjithsej 71.818 tifozë.

“Corriere dello Sport” raporton se kjo bëri që klubi të fitonte 7.8 milion euro nga shitja e tyre, që përbënë një rekord italian, e që më herët arrinte shifrën e 6.5 milion eurove.