Xhimshiti dhe Atalanta shkruajnë historinë, Siti bënë detyrën ndaj Dinamos së Ademit

11.12.2019 21:25

Berat Xhimshiti dhe Atalanta e tij sonte kanë shkruar histori....

Berat Xhimshiti dhe Atalanta e tij sonte kanë shkruar histori, duke u kualifikuar për në neshjet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Bergamo shokoi ukrainasit e Shakhtar Donjetsk, duke i mundur në Harkov me rezultatin e pastërt 3:0, me ç’rast në fund arritën të dalin në pozitën e dytë të grupit “C”, ku si fitues doli Mançester Siti, që në ndeshjen tjetër në Zagreb me rezultatin e thellë 4:1 mundi Dinamo Zagrebin e Arijan Ademit.

Ky i fundit me shokë paralajmëruan senzacionin me golin e Olmos vetëm pas 10 minutave lojë, mirëpo më pas te “citizens” në skenë doli braziliani Gabriel Zhesus, që realizoi “hat-trik”, ndërsa golin e fundit për Sitin e Gaurdiolas e realizoi Foden 6 minuta para fundit. 

Sa i përket fitores së Atalantas, ajo erdhi vetëm në 25 minutat e fundit të takimit, kur të besuarit e Gasperinit shpërthyen duke shënuar 3 gola në rrjetën e Pjatov.

Ishte Kastanje, ai i cili shënoi golin e parë në minutën e 66-të, për ti dhënë rrugë golit të dytë nga ana e Pashaliç (80’), teksa golin e tretë dhe të fundit të këtij takimi për Atalantan e realizoi Gosens në minutën e 94-të.

Në këtë mënyrë Shakhtar Donjetsk u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe në pranverë do të luajnë në Liga Europa, edhe pse sonte ndaj Atalantas do ju konvenonte edhe një barazim.