Nigeri, militantët vrasin 73 ushtarë
Militantët kanë vrarë të paktën 73 ushtarë

Militantët kanë vrarë të paktën 73 ushtarë në një sulm ndaj një baze ushtarake në perëndim të Nigerisë.
Siç bën të ditur ushtria nigeriane dymbëdhjetë ushtarë u plagosën në sulmin e së martës në Inates, i cili konsiderohet si më vdekjeprurësi pas disa vjetëve.
Ministri i mbrojtjes i Nigerit Issoufou Katambe ka thënë se “një numër i madh i terroristëve” ishin “neutralizuar”.
Asnjë grup nuk ka pranuar se qëndron pas vrasjeve, por luftëtarët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik dhe Boko Haram me qendër në Nigeri janë aktivë në këtë zonë.
