Kulturë

Ekspozitë e veshjeve dhe stolive arbëreshe

24.09.2014 16:31

Në kuadër të “Ditëve arbëreshe”, mbrëmë në “Librarinë e Çarshisë” u shfaq filmi i shkurtër dokumentar “Jeta kulturore e arbëreshëve” nga regjisori...

Në kuadër të “Ditëve arbëreshe”, mbrëmë në “Librarinë e Çarshisë” u shfaq filmi i shkurtër dokumentar “Jeta kulturore e arbëreshëve” nga regjisori, Lionel Konomi, që flet për historinë e arbëreshëve, kulturën e tyre dhe se ku gjenden ata sot. Manifestimi ka të bëjë me ekspozitën e stolive dhe kostumeve arbëreshe.
 
“Në pak javë e kemi pranuar këtë sfidë të bëjmë diçka që të pasqyronte jetën e sotme të arbëreshëve dhe këtu na nderojnë disa studiues, kryetarë të komunave tona, që me shumë kënaqësi morën ftesën që të vijnë së bashku me ne, sepse dëshirojmë që të lidhim institucionet, studiuesit e universitetet në këtë përpjekje të përgjithshme”- deklaroi albanologu, Françesko Altinari.
 
“Unë them që jam shumë e emocionuar që gjendem sonte këtu bashkë me vëllezërit… Jemi gjithë vëllezër, ne që jemi shprishur nga kjo jetë”- tha kostumografja e  veshjeve tradicionale arbëreshe, Luqia Martina.
 
Jeta e arbëreshëve vazhdon të prezantohet në Shkup. Sot është mbajtur edhe një ekspozitë me fotografi nga autorë arbëreshë.
 
AIDA AVDULLAHU