Akademia bullgare e shkencave, gjuha maqedonase dialekt i bullgarishtes
Akademia Bullgare e Shkencave dhe Arteve nuk e njeh gjuhën maqedonase....

Akademia Bullgare e Shkencave dhe Arteve nuk e njeh gjuhën maqedonase.
Në një mbledhje të mbajtur dje është sjellë vendimi se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se ajo është një normë letrare rajonale apo dialekt i gjuhës bullgare.
Akademikët bullgarë kanë vlerësuar se pretendimet se ka gjuhë maqedonase i rrënojmë marrëdhëniet midis dy vendeve.
Ata me këtë vendim i janë kundërpërgjigjur Kartës së Akademisë Maqedonase të Shkencës dhe Arteve të 3 dhjetorit, përmes së cilës jepen fakte të njohura shkencore për gjuhën maqedonase.
Akademikët bullgarë kanë vlerësuar se pozicioni maqedonas është i rrejshëm dhe i papranueshëm, ndërsa njoftojnë se për vendimin janë konsultuar edhe me institutet e njohura vendore shkencore. Ata kanë cituar edhe shkrime të personaliteteve historike që janë pjesë e historisë edhe në Maqedoni, të cilët kanë shkruar se gjuha që flitet në Maqedoni është bullgare.
Nga Instituti hulumtues bullgare kanë vlerësuar se gjuha maqedonase është bullgare e shkruar në makinë serbe të shkrimit dhe se për këtë kanë cituar një linguist austriak.
