Kryetari i FFM, Muhamed Sejdini: Dueli Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet në Shkup

12.12.2019 15:46

Sfida gjysëmfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës....

Sfida gjysëmfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të zhvillohet në Shkup dhe arenën kombëtare “Todor Proeski”.

Këtë për programin tonë, e deklaroi sot kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini. Edhe përkundër thashethemeve të shumta se ky duel, mund të zhvillohet në Strumicë, megjithatë, i njejti, sipas gjitha gjasave do të luhet në Shkup, aty ku pritet të krijohet një atmosferë e shkelqyeshme.

Si federatë, punojmë për të mirën e futbollit dhe do të bëjmë gjithçka të mundshme që ky duel të kaloj në mënyrën më të mirë të mundshme, deklaroi mes tjerash Sejdini.

“Gjysëmfinalja Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Ne punojmë për tu kënaqur të gjitha, pasi mbi të gjitha, futbolli luhet për spektatorët, për ata që do të vijnë ta ndjekin atë ndeshje” - deklaroi Sejdini.

Ndryshe, në intervistën e dhënë për emisionin e programit tonë “Pasqyra sportive”, Muhamed Sejdini foli për të gjitha aktualitetet në futbollin e Maqedonisë së Veriut, por para se gjithash edhe më shumë për duelin të shumë pritur kundër Kosovës me 26 mars të vitit të ardhshëm. Këtë intervistë do të mund ta ndiqni të hënën me fillim në orën 19.30. (Mustafa Ademi, TVM2)