Leonard merr unazën e titullit dhe mund ish skuadrën, “OK” Lakers

12.12.2019 16:08

Clippers fituan 112-92 ndaj Torontos në fushën e këtij të fundit....

Clippers fituan 112-92 ndaj Torontos në fushën e këtij të fundit, ndeshje ku Leonard rikthehej për herë të parë në Kanada, skuadër me të cilën u shpall kampion sezonin e fundit.

Ylli i Clippers, mori fillimisht unazën e kampionit para fillimit të ndeshjes dhe më pas realizoi 23 pikë në parket, duke qenë më i miri për ekipin e tij. Fiton edhe skuadra e Lakers, 96-87 ndaj Orlando, takim ku shkëlqeu LeBron James, që realizoi një “triple double” (25 pikë, 11 rebound e 10 asiste).

Sacramento triumfoi 94-93 ndaj Oklahomës në sekondat e fundit, me Hild që realizoi 23 pikë, ndërsa New York mundi 124-122 Golden State pas kohës shtesë, takim ku u dallua Morris, autor i 36 pikëve.

Fiton edhe ekipi i Milwaukee, 127-112 ndaj New Orleans, ndeshje ku u dallua Bledsoe, autor i 29 pikëve. Në këtë ndeshje, MVP i sezonit të fundit, Antetokounmpo, ishte pushim, por mungesa e tij nuk u ndie.