Maqedoni
Përfaqësimi i drejtë në Administratë, Mançevski: Të shfuqizohet “Balanceri”, po na pengon
12.12.2019 16:20
Softueri balancues i punësimeve në administratë, po keqpërdoret....

Skandali i fundit i të dhënave në disa konkurse punësimi, tregoi se nën grafën shqiptar janë punësuar pjesëtarë të etnitetit maqedonas, që thjesht kanë sqaruar se ndjehen si shqiptarë e me këtë kanë përmbushur kushtin etnik të paraparë me sistemin e balancimit të përfaqësimit të drejtë. Ministri Mançevski pranon se ka keqpërdorime te balanceri, por duhet të shfuqizohen. Sipas tij, megjithatë përcaktimi etnik është personal dhe nuk ekziston një regjistër etnik i popullsisë e asnjë ligj në bazë të të cilit do të sanksionoheshin ata që keqpërdorin sistemin e që janë paraqitur si të etnisë tjetër në konkurset e punësimit. Topin e hedh tek drejtuesit e institucioneve që sipas tij duhet të kenë më kujdes kë punësojnë nën grafat etnike.
“Ne veç më kemi paraqitur ndryshime në Ligjin për Administratë me të cilin propozojmë shfuqizimin e softuerit “Balancuesi”, i cili paraprakisht përcaktonte përkatësinë etnike për çfarëdolloj punësimi. Softueri u vu me qellim të mirë, ka kryer shumë punë, pra kemi përparim në përfaqësimin e etnive të caktuara në sektorin publik, por ende duhet punuar. Por, tashmë po kthehet në kufizues, po kthehet në problem. Por, aktualisht kemi probleme, sepse për shkak të mungesës së kuadrit adekuat në tregun e punës, ndonjëherë nuk mund të gjejmë punëtorë të resorit adekuat nga një përkatësi etnike. Nuk mundemi pra të kemi të fotografuar përfaqësim etnik nëpër institucione, ashtu siç është në shoqëri.”,- tha ministri i Informatikës, Damjan Mançevski.
Sipas Mançevskit, duhet që një grup inter resor në kuadër të qeverisë të kontrollojë përqindjet në nivel vjetor e të japë detyra specifike për përmirësime të caktuara në sektorë, u vërehet ngecje në përfaqësimin adekuat.
REJHANE BUSHI METAJ
