Botë
Pakistan, autobusi përfshihet në flakë, 13 të vdekur
13.12.2019 10:58
Trembëdhjetë persona humbën jetën kur një autobus pasagjerësh u përplas....

13 persona humbën jetën kur një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion dhe u kap në flakë, në provincën Baluçistan të Pakistanit.
Sipas autoriteteve, autobusi u përplas me një kamion të ngarkuar me naftë. Si pasojë e zjarrit, pasagjerët u dogjën dhe shumë prej trupave është vështirë të identifikohen. Muhammad Hashim - zyrtar i policisë, tha se viktimat përfshijnë gra dhe fëmijë. Po sipas autoriteteve, nafta në kamion po kontrabandohej nga Irani fqinj, gjë që është shndërruar në praktikë të zakonshme, për shkak të dallimit të konsiderueshëm në çmime në të dyja vendet. Vetëm një pasagjer ka arritur të mbijetojë, duke u hedhur jashtë autobusit menjëherë pas përplasjes, tha policia.
