Vatikan, arrestohet ish-kleriku pedofil
Gjykata e Vatikanit ka urdhëruar arrestimin e ish-kryepeshkopit dhe ambasadorit të Papës në Republikën dominikane, Josef Wesolowski...

Ish-kryepeshkopi akuzohet për pedofili serike. Përndryshe, ky është rasti i parë i arrestimit brenda Shtetit të Vatikanit shkaku i akuzave për pedofili.
Tashmë ai është shkarkuar, pasi Gjykata e së Drejtës në Vatikan e shpalli atë fajtor në muajin qershor.
Sot, një Gjykatë e ndarë Penale në Vatikan e ka hapur procesin e dëgjimit për rastin e tij dhe ka urdhëruar që ai të vendoset në arrest shtëpiak.
Në njoftimin e Vatikanit thuhet se Wesolowski ka paraqitur dokumente mjekësore, që i detajizojnë shqetësimet e tij shëndetësore dhe kjo e ka parandaluar gjykatën për të vendosur kushte më rigoroze të paraburgimit.
Hetimi filloi kur kryepeshkopi i Santo Domingos i kishte shkruar Papa Françeskut se janë përhapur thashethemet që ky kryepeshkop kishte abuzuar me adoleshentë dhe fëmijë në Republikën domenikane. I pandehuri kishte jetuar lirshëm deri atëherë në Romë. I
sh-kryepeshkopi mund të përballet me një dënim prej 12 vjet burg.
Mediet e huaja shkruajnë se prokuroria ka shumë dëshmi dhe pamje filmike nga orgjitë e tij me të mitur, disa prej të cilëve 8 vjeçarë. Sipas të dhënave edhe disa peshkopë të tjerë janë nën proces të hetimit në Vatikan për të njëjtat shkelje dhe kjo përben një shqetësim për Vatikanin.
