Maqedoni

Rasti "Talir", Dimovski kërkoi anulim, Shabani nuk lejoi

13.12.2019 15:53

Për të 11 herë me radhë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, tenton të anulojë seancës gjyqësore...

Për të 11 herë me radhë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, tenton të anulojë seancës gjyqësore për rastin "Talit" që ka të bëjë me financimin joligjor të VMRO-DPMNE-së.
 
Dimovski para fillimit të seancës, gjykatësit Osman Shabani iu drejtua me kërkesën për anulim, me arsyetimin se 2 porotë anëtarë të trupit gjykues shumë shpejt do të mbushin 60 vjet dhe sipas Ligjit për Këshillin Gjyqësor është fundi i moshës kur ata mund ta kryejnë funksionin porotë në gjykatë. Ai tha se për këtë do ta informojë kryetarin e Gjykatës, Ivan Gjolev, dhe Këshillin Gjyqësor që mos të ndodhë që gjykimi për shkak të ndërrimit të porotëve të kthehet nga fillimi. Gjykatësi, Osman Shaabani, nuk ia pranoi kërkesën për anulimin e seancës, ndërsa tha se për vërejtjet e tij do të informojë kryetarin e Gjykatës.
 
"Unë nuk e di se sa vjet i kanë anëtarët e porotës, ajo nuk është punë e imja, por e Këshillit Gjyqësor dhe ajo nuk është tema e seancës së sotme gjyqësore". 
 
Më pas, prokurorja Ristoska diskutoi për listën e propozuar të dëshmitarëve dhe provave të propozuara nga ana e të akuzuarve. Për akuzën në fjalë dhe 5 milion eurot, Prokuroria posedon fletëpagesa, dokumente, dëshmitarë dhe dëshmi të tjera materiale.
 
Akuza për financim joligjor të VMRO-DPMNE-së e ngarkon Nikolla Gruevskin për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, larje parash dhe përfitime tjera të dënueshme. Gruevski aktualisht është i arratisur në Hungari, ndërsa proceset gjyqësore kundër tij zhvillohen në mungesë. Të akuzuar në këtë rast janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Leko Ristovski dhe VMRO-DPMNE - si subjekt juridik. Procesi gjyqësor për këtë rast ka filluar në janar të këtij viti dhe akoma nuk janë dhënë as fjalët hyrëse të prokurores së rastit, Lençe Raistova, dhe rasti ndodhet në fazë përgatitore.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI