Hallaçev: Nga fondet evropiane, kompanitë mund të përfitojnë një miliard euro

13.12.2019 15:57

Kompanitë e vendit mund të shfrytëzojnë nga programet evropiane rreth një miliard euro....

Kompanitë e vendit mund të shfrytëzojnë nga programet evropiane rreth një miliard euro. Kështu deklaroi Veselin Hallaçev në Forumin e Biznesit në Shkup me temë “Fondet dhe programet evropiane për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut”, të organizuar nga Shoqata “Klubet e bashkuara të biznesit” nga Bullgaria.

“Nëse kompanitë maqedonase janë më aktive nëpërmjet “Horizont 2020” mund të përdorin deri në 2.5 milion euro, përmes IPARD-it mund të përdorin deri në 4.5 milion euro. Kjo varet nga ajo për çfarë mase do të aplikohet dhe për çfarë biznesi. Por, ka edhe programe tjera për të cilat bizneset mund të aplikojnë, përfshirë “Erasmus plus” dhe programet direkte. Biznesi po të ishte më shumë aktiv dhe më i informuar, kjo do të thotë se në Maqedoni vijnë në nivel vjetor rreth 500 milion deri në një miliard euro nga të gjitha fondet evropiane. Në Bullgari ne i shfrytëzojmë.”,- deklaroi Veselin Hallacev nga Shoqata “Klubet e bashkuara të biznesit”.

Angellov: Infrastruktura, pengesë për biznesin

Ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Angel Angelov, vlerëson se forumet e këtilla mund të shërbejnë që bizneset e vogla dhe të mesme nga Bullgaria dhe RMV të vendosin kontakte bashkëpunimi, por ai theksoi pengesat që i shkakton infrastruktura jo e përshtatshme.                               

“Ka probleme të mëdha infrastrukturore midis dy vendeve, sa i përket hekurudhave dhe autostradave. Ai shtoi se duhet të punohet në fushën e infrastrukturës që biznesi themelor midis dy vendeve të vazhdojë të funksionojë pa probleme.”,- tha ambasadori i Bullgarisë, Angel Angellov.                                                          

Fondet evropiane dhe programet për vitin 2020, si dhe ato për periudhën 2021-2017, përfshirë kushtet e reja dhe instrumentet financiare për përkrahjen e kompanive dhe pushtetit lokal ishin temat që u diskutuan mes tjerash në forum. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)