Tetovë, UT shënoi 25 vjetorin e themelimit

13.12.2019 17:33

Universiteti i Tetovës ka shënuar 25-vjetorin e themelimit...

Universiteti i Tetovës ka shënuar  25-vjetorin e themelimit. Edhe në këtë përvjetor drejtuesit e universitetit dhe studentë kanë bërë homazhe tek busti i dëshmorit të UT-së, Abdylselam Emini, dhe tek varri i rektorit të parë, Fadil Sulejmani.

Prorektori për arsim i Universitetit të Tetovës, Reshat Qaili, theksoi se Fadil Sulejmani vuri themelet e para të këtij tempulli të dijës.

Pas përfundimit të homazheve, në sallën e sporteve të universitetit u shpall edhe fituesi i turneut në futboll të vogël, të organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike. Universiteti i Tetovës është zyrtarizuar në janar të vitit 2004, me sjelljen e Ligjit në Kuvend për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës. (Visar Sadiki, TVM2)