Remenski shqyrton dëshmitë në prokurori

13.12.2019 18:52

Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputete e LSDM-së, Frosina Remenski....

Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputete e LSDM-së, Frosina Remenski, mëngjesin e sotëm ka shkuar në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, për t’i shqyrtuar provat që prokurorja Ruskoska i ka grumbulluar kundër saj, pasi hapi hetim për mënyrën e funksionimit të organizatës humanitare të Boki 13 “Lidhja Ndërkombëtare”.

Remenski, e cila ishte kryetare nderi e “Lidhjes Ndërkombëtare”, në tetor pas dhënies së dëshmisë para gjykatësit në procedurë paraprake tha se nuk ndjehet fajtore.

Ftesë për shqyrtim të provave kishte edhe Bojan Jovanovski, babai i tij Mile, por në Prokurori në vend të dyshuarit të Boki 13, shqyrtim ka kryer avokati, Sasho Dukovski, ndërsa dje këtë e ka bërë zëvendëskryetarja e “Lidhjes ndërkombëtare”, Jasna Mandirq dhe Hristina Bllazhevska - asistente e Jovanovskit.

Shqyrtimi i materialit dëshmues bëhet me qëllim të dyshuarit të përgatiten për të dhënë deklaratë në Prokurori gjatë javës së ardhshme. Kjo pjesë e hetimit, të cilën Prokuroria e hapi më 9 tetor kundër pesë personave, ka të bëjë me mashtrimet me ndërtimin e qendrave për persona të rritur, për të cilët u kërkuan para prej biznesmenëve Siljan Micevski, Ardian Amzoski dhe të tjerë.