Kurti dhe Mustafa: Përparim, por jo marrëveshje për qeverinë e re

13.12.2019 20:10

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë shënuar përparim...

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë shënuar përparim, por jo edhe marrëveshje për qeverinë e re, siç u njoftua në mediat kosovare. Kryetari i Vetëvendosjes dhe njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, janë takuar sot dhe siç u tha nga përfaqësues të dy partive është shënuar përparim në negociata, por ende duhet pritur për marrëveshje.