Maqedoni
Nis faza e tretë e ujësjellësit të Likovës
24.09.2014 18:24
Në Likovë, sot ka filluar faza e tretë e ndërtimit të ujësjellësit të komunës në gjatësi prej 31 kilometra...

Në Likovë, sot ka filluar faza e tretë e ndërtimit të ujësjellësit të komunës në gjatësi prej 31 kilometra, kurse në vlerë prej 115.426.600, ndërsa Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor projektin e financon me një shumë prej 59 milionë denarë.
Për rëndësinë e këtij projekti, ndër më të mëdhenjtë në Likovë, folën kryetari i komunës, Sadulla Duraku, ministra dhe zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi.
Ndërkaq, gëzimi për jetësimin e këtij projekti jetësor vërehej edhe tek banorët e Likovës.
Ndryshe, afati i ndërtimit të këtij projekti është 16 muaj.
NEXHAT AQIFI
