Maqedoni
Shfuqizimi i Ligjit për Tregjet, Oda e tregtarëve: Vendim i përshpejtuar, ligji s’është i dëmshëm
14.12.2019 14:14
Për Ligjin për Tregjet e Gjelbra të miratuar qysh para një viti, dhe i cili duhej të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2020...

Për Ligjin për Tregjet e Gjelbra të miratuar qysh para një viti, dhe i cili duhej të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2020, Qeveria javën që lam pas solli vendim që I njejti akoma pa hyrë në fuqi të shfuqizohet tërësisht për tu përpiluar një ligj I ri I cili do të përfshinte vërejtjet dhe sugjerimet e të gjitha palëve.
Nga Oda e tregëtarëve si inicuese e ligjit, theksojnë se Qeveria solli vendim të përshpejtuar dhe se për të konstatuar nëse I njejti nuk është efikas do të duhej së paku të implementohej një vit. Kryetari I Odës së tregtarëve Ekrem Dolek u shpreh se ligji në fjalë bënte rregullimin e statusit të pazgjidhur të tregëtarëve.
“Kemi sjell ligj për tezgaxhinj, pra rregullohet statusi I një tezgaxhiu dhe nuk sollëm ligj për organizatorët e tregjeve..... Për të vlerësuar nëse është ai i dëmshëm ose jo duhet që ligji të funksionojë 1 vit ose dy, atëherë të del me konstatim me qëndrim se ky ligj është i dëmshëm”, u shpreh kryetari i Odës së tregtarëve Ekrem Dolek.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi,javën që lamë pas sqaroi se në bazë të analizave të bëra paraprakisht nga kjo ministri sa i përket ligjit në fjalë, do të dëmtoheshin të gjitha palët, e më së shumti tregtarët. Zgjidhjen e re ligjore Ministria e Ekonomisë e planifikon për vitin e ardhshëm, duke i involvuar të gjitha palët, përfshirë vërejtjet e tregtarëve.
“Ligji që rregullonte stusin e tregëtarëve parashihej të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2020, e derisa qeveria dhe tregëtarët të gjejnë pajtim për një zgjidhje të re ligjore veprimatria nëpër tregjet e gjelbra do të vazhdoj të funksionojnë njejtë siç kanë qenë edhe më parë”.
Ligji për tregti në tregjet e gjelbra, parashikonte licenca për shitësit dhe kufizim të numrit të tezgave. Në ligjçështje e cila kontestohej ishte dhe pamundësia që pensionistët, kategoritë sociale dhe honoraristët të posedonin licencë në tregjet e gjelbra.
ZEKIRIJA MEXHITI
