Maqedoni

Dëborë në grykat malore, trafiku pa ndalesa

14.12.2019 15:23

Dëborë në mëngjesin e sotëm bie në Kodër të Diellit, Strazhë, Presekë dhe Mavrovë...

Trafiku po zhvillohet rrjedhshëm, por në vende-vende rrugët janë të lagështa, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
 
Në disa akse rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur paraqitja e shembjeve më të vogla të tokës.
 
Në vendkalimet kufitare në mëngjesin e sotëm nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.