Botë

Një person ka humbur jetën ndërsa pesë të tjerë janë lënduar gjatë motit të ligë në Francë

14.12.2019 16:19

Një person ka humbur jetën, ndërsa pesë janë lënduar në jugperëndim të Francës për shkak të erërave të fuqishme...

Një person ka humbur jetën, ndërsa pesë janë lënduar në jugperëndim të Francës për shkak të erërave të fuqishme në bregdetin atlantik të cilat frynin me fuqi prej 140 kilometra në orë, informuan mediet franceze.
 
Rreth 400.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike, bën të ditur autoritetet lokale.
 
Mediet, duke i cituar burimet e zjarrfikësve, bëjnë të ditur se jetën e kishte humbur një shofer 70-vjeçar i automobilit i cili kishte goditur një dru të rrëzuar në rrugë.
 
Era hodhi drunjtë mbi automjete në rrugë, duke lënduar pesë të tjerë, dy prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë, raporton kanali Njuz Azia.
 
Erërat e fuqishme e kishin quar çatinë e një shkolle, por prej atje nuk ka informacione për të lënduar.
 
Alarm portokalli është shpallur në 23 departamente nga jugperëndimi dhe veriu i vendit, si dhe në Alpet dhe Korzikë, kryesisht për shkak të erërave të fuqishme dhe vërshimeve.
 
Për pak kohë ishte ndërprerë komunikacioni hekurudhor dhe detar, ndërsa kishte edhe anulim të fluturimeve ajrore./mia