Maqedoni

Administrata, pastroi mbeturinat që ngulfatin Shkupin

14.12.2019 16:44

Pastrim gjeneral i lagjeve të Shkupit...

Mbi 40 mijë admninistratorë përveshën mangët për të pastruar mbeturinat që ngulfatin çdo ditë qytetarët e Shkupit. 
 
“Mos u bëj mbeturinë”. Ambienti është i përbashkët dhe i njejti do të jetë më i pastërt vetëm nëse të gjithë kujdesemi për të. Është kjo moto që ka aktivizuar administratën që të pastojnë mjedisin ku ata jetojnë dhe veprojnë.”
 
“Besoj se do të ketë efekt dhe shpresoj se njerëzit pak do të ndërgjegjësohen dhe në të ardhmen pak ta ruajnë natyrën. Duhet të punohet më shumë edhe në terren, inspektorët, mendimi im është se thjeshtë duhet të dënohen”, u shpreh qytetari. 
 
“Është tragjike, pasi në çerdhe kishte shumë mbeturina, kemi gjetur xhama të thyer, mbeturina të cigareve dhe disa mjete që përdorin narkomanët”, theksoi qytetari.
 
“Më shumë ka mbeturina nga cigaret, kartona dhe në këtë kohë edhe gjethe”, u shpreh qytetari.
 
Nga nisma qytetare “Mos u bëj mbeturinë” besojnë se aksionet e tilla do të jenë më të shpeshta. 
 
“Maqedonia e Veriut është shtëpia ynë e vetme, është shteti ynë dhe të gjithë bashkarisht duhet të kujdesemi për ambient të apstërt, por edhe të dërgojmë porosi te qytetarët që të kyçen në të gjitha aksionet e pçastrimit”, theksoi Mersiha Amaillkoviç nga nisma qytetare “Mos u bëj mbeturinë”.
 
Autoritetet me apel që aksionet e tilla të shërbejnë si motiv për të ngritur vetëdijen e qytetarëve në këtë aspekt. 
 
“Më e rëndësishme prej të gjithave është që pasi të pastrojmë absolutisht ta ngrejnë vetdijen e qytetarëve që nuk duhet përsëri të ndytet ambienti jetësor”, u shpreh ministri i administratës dhe shoqërisë informtike Damjan Mançevski.
 
“Në Slloveni, në qoftë se do të shohim diku mbeturina, e kuptojmë se ato janë mbeturinat tona dhe menjëherë e mbledhim. Mendoj se të  njejtën duhet ta bëjmë edhe në Maqedoni, Në qoftë se dikush sheh mbeturina, duhet të jemi të vetdijshëm se ajo është mbeturina jonë dhe ta mbledhim”, theksoi ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.
 
Përskaj pastrimit të mbeturinave, Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë për unë dhe politikë sociale “pastroi” edhe vendbanimin e egër poshtë Kalasë së Shkupit. 
 
“Këtë rradhë vendosëm që përskaj zhvendosjes së tyre do të duhet plotësisht ta pastrojmë hapësirën, me qëllim që tu pamundësojmë përsësi vendosje  të njerëzve këtu”, u shpreh kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
“Zhvendosëm dhe mundësuam jetesë adekutate dhe të ngrohtë nçë stinën e dimrit për 14 familje”, theksoi ministrja për punë dhe politikë sociale Milla Carovska.
 
Në këtë aksion u kyç edhe kryeministri Zaev i cili tha se për herë të parë janë ndarë mjete për të luftuar ndotjen e ajrit dhe ambientit. 
 
ERSAN PAJAZITI