Maqedoni
Zjarr në një ndërtesë në Tetovë, një person është lënduar rëndë e disa më lehtë
14.12.2019 17:01
Bombola e gazit ishte shkaku që solli deri te djegia e një banese banimi në rrugën ,,Dimo Gavrovski" në Tetovë...

Bombola e gazit ishte shkaku që solli deri te djegia e një banese banimi në rrugën ,,Dimo Gavrovski" në Tetovë, theksoi komandanti I NJTKZ Uka Aliti, pas lokalizimit të zjarrit.
Sipas Alitit puna e parë që bëmë ishte të evokohen banorët e ndërtesës pasi kishte kapluar një panik I madh. Ndërkohë lëndime më të rënda ka marr 24 vjeçari me iniciale A.S. i cili sipas dëshmitareve ka jetuar vetëm në banesë.
“Zjarri kishte shpërthyer nga një bombol gazi,ku e gjitha banesa me gjithë mobilierit apo pajisjet që ka brenda ishin të gjitha të kapluar nga zjarri. Arritëm që me një ndërhyrje shumë të shpejtë,që të lokalizojmë zjarrin por më e rëndësishmja që ishte, ishte ajo që të bëjmë evakuimin e banorëve,e kësaj ndërtesë pasi I kishte kapluar paniku. Pronari I banesës është I lënduar shumë”, u shpreh Uka Aliti komandant i NJTKZ-Tetovë.
Në Spitalin Klinik në Tetovë, ndihmë kanë kërkuar 13 persona, njëri prej të cilëve me lëndime të rënda menjë herë është transferuar në Klinikën Universitare në Shkupë theksoi mjeku Vullnet Ameti, që sipas tij pacientët tjerë më shumë kishin shenja paniku.
“Shenjat e para ishin shenja paniku tek pacientet nuk ishin shenja klinike internistike që duhet një trajtim specifik. Shenjat e para ishin edhe ndotje të fytyrës. Për të lënduar të rëndë kemi informacion që në repartin kirurgjikë është paraqitur një pacient që ka dëmtime më të rënda, dhe I njëjti është transferuar në Klinikën Universitare në Shkup”, theksoi mjeku Vullnet Ahemti.
Nga SPB Tetovë, me një komunikatë me shkrimë kanë theksuar se për momentin është duke u kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, të udhëhequr nga Prokurori Publik me pjesëmarrje të Ekipit nga SPB-Tetovë dhe sipas tyre po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
VISAR SADIKI
