Maqedoni

Amendamentet e BDI-së për k. zgjedhor, Zaev: Kanë për qëllim bllokimin e procesit; Ndryshimet në kodin zgjedhor, Osmani: Me 1 njësi BDI fiton, shqiptarët më pak ulëse; Nikollovski: Nuk mund të ndryshoj pa konsensus

14.12.2019 17:24

Parashtrimi I pesëmijë amendamenteve nga BDI për ndryshimin e modelit zgjedhor...

Parashtrimi I pesëmijë amendamenteve nga BDI për ndryshimin e modelit zgjedhor, kryeministri Zaev e sheh si veprim jo-logjik që qëllim ka bllokimin e procesit.
 
Zaev informoi se fillimisht do të ketë konsultime bremndapartiak dhe do të diskutoj me partite më të vogla, kurse shpjegim do të kërkojë edhe nga BDI.
 
Modeli me një njësi zgjedhore është interes për shtetit, e jo interes I LSDM-së, vlerëson kryerministri Zoran Zaev. 
 
“Do ti shohim të gjitha analizat, me partnerët do të bisedojmë, duam ti shohim shpjegimet e tilla. Por siç thash mbrëmë porosia është shumë jo-logjike prej parnterëve. Ne kemi diskutuar se përse është më e mirë modeli me një njësi zgjedhore. Janë mbajtur diskutime, mbledhje, janë sjellur vendime nga parti të ndryshme politike. Nuk guxojmë të mos dëgjojmë edhe zërin e partive më të vogla”, u shpreh kryerministri Zoran Zaev.
 
Nga BDI mohojnë se ka krizë në koalicionin  qeveritar. Sipas BDI-së modeli me një njësi zgjedhore do ta nxjerte fitues BDI-në, por shqiptarët do të humbin ulëse në Kuvend. 
 
“BDI fiton 2 deputet më shumë me një njësi zgjedhore se sa me gjashtë njësi zgjedhore. MEgjithatë, të njejtat simulime tregojnë se numri I përgjithshëm I deputetëve shqiptar bie prej 8-10 deputet. Pra, BDI fiton si parti e madhe, por numri I përgjithshëm I deputetëve shqiptar bie për 8-10 deputet”, theksoi zv/kryeministri për çështje euroitegruese Bujar Osmani.
 
VMRO-DPMNE vlerëson se modeli zgjedhor nuk mund të ndryshon pa konsensun të plotë. Nga partia opozitare maqedonase theksojnë se propozimet e këtilla vijnë për shkak të frikës së LSDM-së për humbje në zgjedhje.
 
Rikujtojnë se kishte marrëveshje mes VMRO-së dhe LSDM-së për të shqyrtuar modelin zgjedhor pas zgjedhjeve të prillit të vitit 2020. 
 
“Marrë parasysh atë se për këto zgjedhje, në përputhje me rekomandimet e OSBE dhe ODIHR, objektivisht nuk ka kohë për implementimin e modelit të ri zgjedhore, si dhe për ndryshimin e modelit zgjedhor janë të nevojshme debate të zgjeruara poltike dhe shoqërore dhe consensus, dy partitë u morrën vesh se menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve parlamentare më viitin 2020 do të qasen në negociata intensive në drejtim të arritjes së konsensusit”, u shpreh Aleksandar Nikollovski nga VMRO –DPMNE.
 
Nga VMRO-DPMNE  thonë se nuk ka ndodhur deri më tani të ndryshohet modeli zgjedhor pa consensus mes partive fituese në zgjedhje parlamentare. Opozita maqedonase preferon modelin zgjedhor me 120 njësi zgjedhore.  
 
ERSAN PAJAZITI