Maqedoni

Dibër aksion ekologjik, pastrohet bregu i liqenit

14.12.2019 17:50

Tradita e Dibranëve është që të ruajë doket dhe ritet dibrane...

Nji kod i kësaj tradite është edhe ruajtja e ambientit jetësor, si brenda oboreve ashtu edhe jasht tij, me këtë motivacion sot u realizua aksioni ekologjik për pastrimin e bregut të liqenit të Dibrës.
 
Nga Komuna e Dibrës dhe sekretariati per çështje europiane nga Shkupi.
 
Ky aksion u shprehën organizatorët ka për qëllim, Të pastrohet bregu i liqenit nga masat plastike.
 
Ditë më parë Komuna e Dibrës në bashkëpunim me ministrinë e Ekologjisë të RMV realizuan proektin për pastrimin e deponive të egra rreth qytetit dhe nëpër fshatrat e komunës se Dibrës.
 
Për zgjidhjen e këtij problemi nevoitet që strukturat e pushteteve vendore të Komunave: Dibër, Qendër e Zhupës dhe ajo e Rostush-Mavrovë së bashku me ministrinë e ekologjisë të intensifikojnë aktivitetet rreth zgjidhjes së problemit të trajtimit të mbeturinave të forta.
 
ATLI DEMA