Maqedoni
Reformat në sistemin e sigurisë, të përfshijnë përfaqësim më të madh të femrave
14.12.2019 18:11
Reformat e sigurisë duhet patjetër të përfëshijnë përfaqësim më të madh të femrave në polici, armatë, doganë, drejtorinë dhe agjenci...

Reformat e sigurisë duhet patjetër të përfëshijnë përfaqësim më të madh të femrave në polici, armatë, doganë, drejtorinë dhe agjenci me qëllim përmisimin e barazisë gjinore në vend, vlersuan pjesmarrësit në forumin “Prespektivë gjinore dhe roli i gruas në reformat në sistemi e sigurisë”.
“Gjysma e strukëturës në MPB tregon se mbi një e katërta e të punësuarve në këtë institucion janë femra,megjithë atë, në raport me sistematizimin e përfaqësimit të personave zyrtarë të autorizuar, si zyrtarë policorë, zyrtarë shtetërorë dhe personali administrativ edhe më tej egzistojnë dallime”, u shpreh ministri i punëve të brendëshme Oliver Spasovski.
Nuk duhet të egzistojnë dallime mes meshkujve dhe femrave në punësim dhe avancim, vlersojnë ekspertët.
“Në pjesë të mëdha të policisë, armatës, për fat të keq dominojnë ambiente meshkujsh, të vendosura sipas kiarkisë striktë të rregulluar,ku diskriminimi, ngacmimi seksual dhe ngacmime të tjera në vendin e punës për fat të keq në një atmosferë mashkullore, ndodhin më lehtë”, u shpreh eksperti.
“Nuk egziston asnjë dallimi, për këtë nuk duhet të ketë edhe tolerim për cdolloj diskriminimi në mes meshkujve dhe femrave, në sektorin e sigurisë por edhe në të gjitha sferat tjera në shoqëri”, theksoi eksperti.
Si nënshkrues i konventës së Pekinit, MV-ja shënon përmisim në barazinë gjinore
“MV- ka bërë përparim të madh dhe të rëndësishëm në avancimin e agjentës në barrazinë gjinore, përgjigjja e përgjithshme për fuqizimin e grave është përmisuar dukshëm”, u shpreh eksperti.
Në forum është konstatur se edhe më tej është shumë i vogël numri i femrave të cilat kanë garda të larta në Forcat e Sigurisë dhe të cilat marrin pjesë në misionet paqëruajtëse jasht vendit, me cka duhet të punohet në të ardhmën, u tha me këtë rast.
FARIJE DAUTI BAKIU
