Maqedoni

Nju Jork, Ivanov takon Obamën

24.09.2014 18:30

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, është takuar mbrëmë me presidentin e SHBA-ve, Barak Obama...

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, është takuar mbrëmë me presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, gjatë takimit të cilin ky i fundit e ka organizuar në Nju Jork për pranimin e shefave të delegacioneve në Asamblenë e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
 
Pas takimit, Ivanov ka deklaruar se presidenti, Obama, i ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së ndaj Maqedonisë, për realizimin e prioriteteve të Maqedonisë për anëtarësimin në NATO.
 
“E shfrytëzova edhe këtë mundësi të pranimit për bisedë të shkurtër me Obamën, duke kërkuar nga ai përkrahje dhe ndihmë para së gjithash për anëtarësimin e RM-së në NATO. Përgjigjja e tij ishte se Amerika edhe në të ardhmen vazhdon me përkrahjen dhe ndihmën që e jep për Maqedoninë dhe se mund të llogarisim ndihmën e tyre edhe për atë që për ne është më urgjente, anëtarësimin në NATO”- deklaroi presidenti i RM-së, Gjorge Ivanov.
 
Ivanov, ka deklaruar se është takuar edhe me një numër të madh të liderëve shtetërorë dhe të gjithë liderët e regjionit, mes të cilëve edhe me mbështetësit më të mëdhenj të Maqedonisë në integrimet euroatlantike, me presidentin e Polonisë dhe atë të Turqisë, por edhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, të OSBE-së dhe UNESKO-s.
 
MEFAIL ISMAILI