Madrid, bllokohen bisedimet për ndyshimet klimatike
Bisedimet për ndryshimet klimatike në Kombet e Bashkuara që po mbahen në Madrid...

Bisedimet për ndryshimet klimatike në Kombet e Bashkuara që po mbahen në Madrid, janë bllokuar të shtunën pa arritjen e ndonjë marrëveshjeje.
Ministrja e Ambientit të Kilit, Carolina Schmidt, që është nikoqire e bisedimeve dyjavore në Madrid, ka bërë thirrje ndaj përfaqësuesve të rreth 200 shteteve që të pajtohen me marrëveshjen e propozuar.
Por, grupet ambientaliste kanë shprehur pakënaqësi nga propozimet e dhëna, duke theksuar se ato rrezikojnë mosrealizimin e përkushtimit sipas marrëveshjes së vitit 2015 në Paris.
Alden Meyer, zyrtar i politikbërjes në Bashkimin e Shkencëtarëve që merren me këtë çështje tha se ka marrë pjesë në negociatat për ndryshimet klimatike që nga fillimi i tyre më 1991, por nuk ka parë kurrë shpërputhje totale si në Madrid, duke u bazuar në atë çfarë kërkohet me shkencë dhe asaj se çfarë po bëjnë negociatorët.
Ai theksoi se ky propozim nuk reflekton në parlajmërimet urgjente nga shkencëtarët se emetimet e gazit duhet të bijnë dukshëm dhe se shpejti, për të arritur mbajtjen e ngrohjes globane në 1.5 gradë celcius deri në fund të shekullit.
Pakënaqësitë për ndryshimet klimatike kanë rezultuar me protesta të shumta nëpër botë.
