Botë

Një grup i armatosur ka vrarë katër pengje në Nigeri

14.12.2019 19:48

Një grup i armatosur, i cili para pesë muajve kidnapoi disa punëtorë humanitarë në verilindje të Nigerisë...

Një grup i armatosur, i cili para pesë muajve kidnapoi disa punëtorë humanitarë në verilindje të Nigerisë, thotë se ka vrarë katër pengje, bëri të ditur organizata ndërkombëtare humanitare “Aksion kundër urisë”.
 
Në korrik ishin kidnapuar gjashtë persona në afërsi të qytetit Damask, në shtetin nigerian Borno, ku janë aktivë kryengritësit islamistë, transmetuan mediet britanike.
 
Mediet britanike përkujtojnë se Shteti Islamik në provincat nga Afrika Perëndimore (ISWAP), e cila u nda nga grupi militant Boko Haram, ishte bërë dominues grupi islamist në rajon, duke mos bërë të ditur se kush qëndron pas kidnapimeve dhe vrasjeve të pengjeve.
 
Boko Haram para 10 viteve filloi bunte islamiste në rajonin gjatë të cilit jetën e humbën rreth  30.000 persona, përderisa dy milionë duhet të lëshonin shtëpitë e tyre.
 
Organizata “Aksion kundër urisë” bëri të ditur se në aksionin e korrikut të islamistëve ishin kidnapuar tre të punësuar të tyre dhe tre përfaqësues të Ministrisë nigeriane të Shëndetësisë.
 
Kjo organizatë humanitare në shtator bëri të ditur se ishte vrarë një nga pengjet, përderisa sot shtoi se janë vrarë edhe katër nga pesë pengjet e mbetura.
 
“Aksion kundër urisë” ashpër i akuzon vrasjet e fundit dhe shpreh keqardhje të thellë që thirrjet e saj për çlirimi nuk dhanë fryte, bëhet e ditur në kumtesë./mia