Maqedoni
5 sindikata kundër grevës së SHASHK-ut
24.09.2014 18:38
Liderët e pesë sindikatave që funksionojnë në kuadër të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, dolën sot kundër grevës së paralajmëruar në arsim nga ana e SASHKU-t...

Liderët e Sindikatës së bujqve, zjarrfikësve, punonjësve komunal dhe të postave dhe Sindikata e të Punësuarve në Mbrojtje, kundërshtojnë grevën e përgjithshme të arsimtarëve, duke kërkuar që problemet të zgjidhen me dialog.
“Për organizimin e grevës duhet të thirret Këshilli Drejtues i Konfederatës së Sindikatave të Lira dhe të merret qëndrim i përbashkët nëse do të mbështetet ose jo. Ne nuk e dimë situatën në arsim, sepse nuk jemi të informuar”- deklaroi Toni Boshkoski nga Sindikata e Mbrojtjes.
Por, kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, thotë se këto sulme ndaj Sindikatës së Arsimit bëhen për interesa dhe motive personale, ose për interesa të tjera të liderëve të sindikatave që sot dolën në pres-konferencë për të drejtuar shpifje dhe akuza ndaj SASHK-ut.
Greva e mësuesve, profesorëve dhe të punësuarve në çerdhe është paralajmëruar për 29 shtator.
MEMEDALI JUSUFI
