Maqedoni

Zjarri në banesë në Tetovë: Ndërron jetë 24 vjeçari, nuk i përballoi plagët

15.12.2019 12:29

Ndërron jetë 24 vjeçari i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra nga zjarri...

Ndërron jetë 24 vjeçari i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra nga zjarri që dje kaploi banesën e tij në rrugën Dimo Gavrovski ,në Tetovë.

Mjekët thonë se edhe për kundër përpjekjeve dhe kujdesit të veçantë për ta shpëtuar , thellësia e djegieve ka qenë shumë e theksuar dhe kjo ka dëmtuar shume organet te tij.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit se nga ku ka filluar, por sipas komandantit të Njësitit të zjarrfikësve Uka Alitit ,zjarri dyshohet se kishte  ardhur nga një bombol gazi.

Ndërkohë nga SPB Tetovë, kanë theksuar se prokuroria ka dalur në vendin e ngjarje dje, dhe pritet që gjatë ditëve në vazhdim të dalin me komunikat dhe të tregojnë se a behët fjalë për bombol gazi, apo zjarri ka ardhur nga ndonjë alternativ tjetër.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion ,dhe pritet që pas obduksionit ti dërzohet familjes.Dje zjarri përfshiu banesën në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë në të cilën ka jetuar i vetëm tanimë i ndjeri A.S.

Si pasojë e zjarrit dymbëdhjetë persona të tjerë banorë të ndërtesës kanë pësuar lëndime më të lehta dhe janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

VISAR SADIKI