Maqedoni

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës afër Demir Kapisë, Shtipit dhe Dellçevës

15.12.2019 12:53

Për shkak të paraqitjes së mjegullës afër Demir Kapisë është ulur dukshmëria në 100 deri 150 metra...

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti rrugor jashtë mjediseve urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të  lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje.
 
Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.